14 raste të reja me COVID-19 të hënën në Kosovë

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

14 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 708 mostra të marra për testim.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 24 persona janë shëruar, duke e çuar në 224.085 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka rënë në 534.

Të ngjashme