14 të vdekur dhe 583 raste të reja

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 14 persona kanë vdekur nga virusi korona dhe janë regjistruar 583 raste të reja.

Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 9 mijë mostrave.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës.

Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258.

Në total numri i rasteve aktive është 18.548.

Të ngjashme