Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka dhënë një lajm të mirë për banorët e kësaj komune. Ai ka njoftuar se nga 15 mostrat e dyshuara me koronavirus, asnjë prej tyre s’kanë rezultuar pozitiv. Ky është postimi i tij në Facebook: Lajm i shkëlqyer! Sapo mora email-in njoftues nga Qendra për Prandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve, […]
15 rastet e dyshuara në Prizren, rezultojnë negativ me COVID-19

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka dhënë një lajm të mirë për banorët e kësaj komune.
Ai ka njoftuar se nga 15 mostrat e dyshuara me koronavirus, asnjë prej tyre s’kanë rezultuar pozitiv.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Lajm i shkëlqyer! Sapo mora email-in njoftues nga Qendra për Prandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve, Ministria e Shëndetësisë, ku nga 15 mostra të rasteve të dyshuara me COVID-19 nga Prizreni, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv.
Me shpresë që edhe në mostrat e ardhshme të vvazhdojmë njëjtë. Për të pasur sukses, duhet të vazhdojmë me seriozitet dhe përkushtim.











