15 vjet shtet uron Haradinaj: Zoti e bekoftë Kosovën, shqiptarët kudo dhe aleatët tanë

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Përmes një adresimi për qytetarët, Haradinaj duke uruar qytetarët e Kosovës, bashkëatdhetarët dhe shqiptarët kudo në botë, ka thënë se miqësia me aleatët tanë të prirë nga Amerika, qoftë e përjetshme.
“E përjetshme qoftë miqësia jonë me miqtë tanë. Me aleancën e NATO-s të prirë nga Amerika”, ka thënë Haradinaj.

Urimi i Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Të dashur shqiptarë kudo që jeni, në trojet tona e në diasporë. Shumë të respektuar miq të Kosovës e të kombit tonë,
Sot me gëzim ju them urime përvjetori i pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu ju them e përjetshme qoftë pavarësia e liria jonë.
E përjetshme qoftë miqësia jonë me miqtë tanë. Me aleancën e NATO-s të prirë nga Amerika.
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti e bekoftë kombin shqiptar!
Zoti i bekoftë miqtë e shqiptarëve!
Gëzuar!

Të ngjashme