150-të vjetori i Ferizajt – Aliu nderon familjen Xhemajli

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Në vitin jubile të 150-të vjetorit të themelimit të qytetit të Vushtrrisë, kryetari i kësaj komune, ka ndarë dekoratën “Nderi i Qytetit” për familjen Xhemajli.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka thënë se këto familje ishin themeltarët e ngritjes së Ferizajt.

“Jubileu i 150-të i themelimit të Ferizajt, është vitlindja kur nderojmë e kujtojmë personalitete e familje që ishin nismëtaret, themeltaret e ngritjes së Ferizajt, andaj në këtë jubile, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT” për FAMILJEN XHEMAJLI (QENANI) për qytetarinë, përfaqësimin e dinjitetshëm dhe për kontribut të veçantë në ngritjen dhe emancipimin e Ferizajt”, ka shkruar Aliu.

Të ngjashme