16 ditë lojë, këta janë tre banorët më të votuar në Big Brother VIP Albania 3

Prishtinë | 28 Jan 2024 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Në prime mbrëmë në Big Brother VIP Albania 3 janë bërë të ditur tre banorët e preferuar dhe më pak të preferuar të publikut në këto mbi dy javë lojë.

Siç njoftoi produksioni, publiku si të preferuarit e tyre ka votuar Ilnisën, Romeon dhe Julin.

Ndërsa, më pak të votuarit janë Ervini, Gabriele dhe Elvisi, të cilët automatikisht janë në nominim së bashku me Vesën që u ndëshkua nga Vëllai i Madh pasi theu rregullat.

Ndërkohë nominimet morën një rrjedhë tjetër, ku këtë herë Eglës iu dha një avantazh nga Vëllai i Madh.

Si lidere e shtëpisë, ajo mund të fuste në nominim me të tjerët njërin nga banorët dhe të shpëtonte një nga emrat e dhënë më lart.

“Egla si lidere e shtëpisë ke një avantazh. Vëllai i Madh të jep mundësinë të zëvëndësosh një nga të nominuarit me një banor tjetër”, shkruhej në Zarfin e Kuq.

Ajo vendosi të shpëtojë Elvisin dhe të kalonte në nominim Fationin.

Të ngjashme