17 të shëruar sot, 9 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se edhe 17 persona të prekur me Coronavirus janë shëruar, ndërsa janë regjistruar edhe 9 raste të reja, shkruan Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kjo është dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.

“Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.
Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ju faleminderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin”, ka shkruar Vitia.

Ai ka falënderuar personelin shëndetësor, policët, zjarrëfiksëit, kryetarët e komunave, administratës, pastruesitve dhe të gjithë të angazhuarit në këtë betejë të përbashkët.

“Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje! #mosurelakso“, ka shkruar Vitia.

Të ngjashme