17-vjeçari nuk i ndalet Policisë në Ferizaj, shkakton aksident: Ishte pa leje e vetura pa regjistrim

Prishtinë | 07 Jan 2026 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se një 17-vjeçar nuk ishte ndalur me veturë dhe më pas shkaktoi aksident.

“Më datë 05.01.2026, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, personi E.A. (17 vjeç), duke lëvizur me automjetin VW Golf me targa vendore, nuk është ndalur në shenjën stop të dhënë nga policia. Më pas, duke vazhduar lëvizjen, në rrugën magjistrale në fshatin Bibaj të Ferizajt, ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale, duke u përplasur me një automjet tjetër.”

“Gjatë verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se i dyshuari nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa automjeti që drejtonte ishte i paregjistruar, me afat regjistrimi të skaduar që nga 13.10.2024.”

Ai është gjobitur:

-150 euro gjobë për mosndalje në shenjën “STOP” të policisë

-250 euro gjobë për shkaktim të aksidentit të trafikut

– 200 euro gjobë për drejtim të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit

– Është inicuar rast për gjykatë për kundërvajtje për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, si dhe automjeti është konfiskuar përkohësisht.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë qytetarët që të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi dhe të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.”

Të ngjashme