Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave që funksionon në kuadër të Dhomave të Specializuara ka njoftuar se deri më tani ka pranuar 18 aplikime nga persona për të marrë pjesë në procedura si viktima në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.
Në dokumentin e publikuar në uebfaqen zyrtare të Dhomave të Specializuara që mban datën 15 shkurt 2021 për rastin Thaçi dhe të tjerët në Raportin e parë të regjistrit për gjyqtarin e procedurës paraprake mbi kërkesat e viktimave për pjesëmarrje në procedurë thuhet se deri më tani 18 persona kanë aplikuar për të marrë pjesë në procedura si viktima.
Shumica e personave kanë aplikuar përmes e-mailit duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme.
Tutje në dokumentin e publikuar nga Dhomat e Specializura thuhet se njëri nga aplikantët ka tërhequr aplikimin dhe aplikacioni i tij nuk është përfshirë në raport.
Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave njofton poashtu se të dhënat e këtij raporti janë konfidenciale.
Sipas dokumentit të publikuar nga 18 persona gjashtë janë shqiptarë, nëntë serbë dhe tre të tjerëve nuk u është bërë i ditur identiteti.