19 të vdekur e 703 raste me Covid-19 sot në Kosovë

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 19 persona si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të enjten.

Sipas raportit të përditshëm, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 703 raste pozitive nga 10.851 mostra të kryera.

Njoftimi i plotë:

09 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës.

Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930.

Në total numri i rasteve aktive është 20.652.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

May be an image of text that says 'Ministria Shändetesise Ministarstv Zdravstva Ministry Health COVID19 BASHKE IA DALIM! E ENJTE 09.09.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e parè Të vaksinuar me dozën e dytë Numri total dozave të administruara 19.458 637.132 E ENJTE 338.147 எ் 975.279 09.09.2021 Numrii testimeve 10.851 Raste pozitive 703 Të sheruar 2.255 Rastet e vdekjes 19 Rastet aktive 20.652'



Të ngjashme