19 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 19 persona si pasojë e Covid-19, ndërsa janë regjistruar 541 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë regjistruar nga testimi i 2789 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 521 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 112.646 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 3.319 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 97.687, ndërsa janë 11.640 raste aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme