19 vjeçari nga Lipjani gjendet pa shenja jete në garazh

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 01:06 | Nga Ekonomia Online

Një 19 vjeçar nga Lipjani është gjetur pa shenja jete në një garazh, në fshatin “Hallaq i Madh” të Lipjanit.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të ngjashme