Gjatë 24 orëve të fundit ngriten 103 aktakuza ndaj 122 personave

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur.

Prishtinë, 31 korrik 2019 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetri (103) aktakuza, kundër njëqindenjëzetedy (122) personave. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona, ka bërë tre (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, për tre (3) persona dhe ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza, kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, sipas fletë arrestit të shtetit të Austrisë, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjithsej njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste në ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë  (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale

Të ngjashme