20 filmat që duhet shikuar në 2017

Prishtinë | 22 Jan 2017 | 00:10 | Nga

Adhuruesit e filmave i pret vërtetë vit i begatshëm, sepse po vijnë krijimtari më emocionuese filmike në të cilat paraqiten emrat më të mëdha të aktrimit botëror.

Qysh në janar po na vijnë dy filma për të cilët është folur shumë: “La La Land” i cili ka fituar shumë çmime dhe filmi “Jackie” me Natalie Portman në rolin kryesorë.

Të gjithë adhuruesit e librave “Pesëdhjetë nuancat e ngjyrës gri” do t’i gëzohen vazhdimit sepse po na vjen ekranizimi i pjesës së dytë, kurse adhuruesit e tregimeve padyshim me padurim presin shfaqjen e filmit “E bukura dhe bisha” (Beauty and the Beast).

Por, të fillojmë me radhë …

Në vazhdim shikoni 20 filmat të cilët mezi presim t’i shikojmë gjatë këtij viti …

La La Land

Duket sikur Ryan Gosling dhe Emma Stone janë kombinim fitues: çifti i dashur filmik përsëri po aktron së bashku në një ‘mjuzikël’ “LA La Land” i cili ishte i nominuar për çmimin Globi i Artë në madje shtatë kategori, kurse i parashikojnë sukses edhe në pjesën e mbetur të sezonit të çmimeve. Në kinema ka ardhur më 5 janar.

Jackie

Film në të cilin Natalie Portman personalizon Jacqueline Kennedy, gruan e prezidentit amerikan John F. Kennedy në kinema vjen rreth mesit të janarit, kurse e luan zonjën e dikurshme të parë në ditët pas atentatit të burrit të saj.

T2 Trainspotting

Në vazhdimin e “Trainspotting”, i cili zyrtarisht quhet “T2 Trainspotting”, aktrojnë grupi origjinal i filmit ‘hit’ të shfaqur në vitin 1996, këtu janë përsëri edhe Ewan McGregor dhe Robert Carlyle, nën regjinë e Danny Boyle. Filmi në kinema shfaqet më 27 janar.

Fifty Shades Darker

I pritur me tension vazhdimi i filmit “Pesëdhjetë nuancat e ngjyrës gri”, i krijuar sipas bestselerit E. L. James po vjen pikërisht për Ditën e të dashuruarve. Kësaj here regjinë e ka bërë James Foley, kurse si Christian Grey dhe Anastasia Steele rolet e tyre i përsërisin Jamie Dornan dhe Dakota Johnson.

Logan

Hugh Jackman për herë të fundit ka personizuar Wolverin-in në filmin “Logan” të cilin në kinema do të mund ta shikojmë në mars. Regjisorë i filmit është James Mangold, kurse për Jackman do të jetë personizimi i nëntë dhe i fundit i superheroit që e ka aktruar për 16 vite.

Beauty and the Beast

Një nga filmat e animuar të preferuar ka fituar verzionin e tij të luajtur me Emma Watson dhe Dan Stevens në rolet kryesore. Bëhet fjalë për ekranizimin e filmit të animuar të Disney ng viti 1991, kurse në kinema vjen në mars.

The Circle

Trajleri i cili zbulon anën e errët të teknologjisë është ekranizimi i librit të Dave Eggers të vitit 2013 për një grua të re, rolin e të cilës e luan Emma Watson, e cila i bashkohet kompanisë së fuqishme teknologjike “The Circle”. Film për të cilin nuk do të dëshironit të jeni tepër i ngarrkuar në kinema do të shfaqet në prill.

Guardians of the Galaxy Vol. 2

Vazhdimi i ‘hitit’ të kinemasë i vitit 2014 i nominuar për dy Oscar, dhe që ka mahnitur publikun në dukje me ekip të papërputhshëm në aventurën hapsinore në kinema vjen në maj, kurse kthehen gati të gjithë personazhet e njohur: Star-Lord (Chris Pratt), Gamora (Zoe Saldana), Drax (Dave Bautista) Rocket (Bradley Cooper) dhe Baby Groot (Vin Diesel).

Alien: Covenant

Filmi “Alien: Covenant” është vazhdim i “Prometheus” të vitit 2012, por me skenat e tij të frikshme dhe të përgjakshme është shumë më i ngjashëm me filmat e mëhershëm ekskluziv se sa paraardhësin e tij. Rolet kryesore i luajnë Michael Fassbender, Katherine Waterston, Noomi Rapace, kurse në kinema vjen në maj.

Wonder Woman

Aktorja izraelite Gal Gadot për herë të parë ka luajtur një nga superheronjtë më të njohur në filmin “Batman v Superman: dawn of justice”, kurse tani princesha amazone më në fund ka fituar filmin e saj i cili në kinema vjen në qershorë.

Dunkirk

Filmi i pritur gjatë i Christopher Nolan, njërit nga regjisorët më të suksesshëm të filmit, në kinema vjen në korrik, kurse paraqet ngjarjet gjatë luftës në Dunkirk në Luftën e Dytë Botërore. “Dunkirk” është projekti i parë regjisorial i të popullarizuarit Nolan pas filmit “Interstellar”, kurse rolet kryesore i luajnë Tom Hardy, Cillian Murphy, Kenneth Branagh dhe Mark Rylance (Oscar) si dhe Harry Styles, ish anëtari i bandës One Direction për të cilin është roli i parë filmik.

Spider-Man: Homecoming

Në vazhdimin e ri të serialit filmik njeriu-merimangë është Tom Holland, kurse në film aktrojnë edhe Michael Keaton dhe Robert Downey Jr. Ky është në përgjithësi filmi i tretë për njeriun-merimangë i cili në kinema vjen në korrik.

Star Wars: Episode VIII

E kemi njohtuar në filmin “Star Wars: The Force Awakens”, kurse në vazhdimin e ri të sagës filmike Rey vazhdon udhëtimin e tij me Finn, Poe dhe Luke Skywalker. Për filmin nuk dihet shumë, përveç se vjen në vitin 2017, dhe përderisa adhuruesit e presin me padurim trajlerin zyrtarë shikoni atë të cilin e kanë menduar ata vetë.

Justice League

Batman dhe Superman po formojnë një ekip të ri i cili po e merr botën. Studio Warner Bros Pictures ka shfrytëzuar rastin që gjatë panelit të DC Comics në hepeningun Comic-Con të mbajtur së fundmi në San Diego të paraqesë imazhet dhe kuadratet e para të filmit. Pasi që këtë vit na kanë shpërblyer me Batman-in dhe Superman-in në betejën e tyre, Warner Bros po punon me shpejtësi në vazhdimin (vazhdimet) e këtij ekskluziviteti. Kështu rreth fundit të vitit të ardhshëm vjen pjesa e parë e vazhdimit të sagës për ‘Justice League’, DC-ekuivalentën e “Avengers” të Marvel.

xXx: Return of Xander Cage

Paramount Pictures na sjell trajlerin e dytë për krijimtarinë aksion “xXx: Return of Xander Cage”, i treti në ekskluzivitet për agjentin sekret Xander Cage (Vin Diesel) i cili në mënyrë specifike i kryen detyrat e komplikuara për shtetin. Kur një grup ekstremistësh blejnë pajisjen që mund të konvertojë satelitët në armë për shkatërrim masiv. Xander Cage duhet të dalë nga hija dhe të formojë ekipin për të shpëtuar botën. Nëse ju pëlqejnë skena të grindjeve, ndjekjet emocionuese me makina me ndalime me rrezik, ky film me siguri do të ju kënaqë.

Ghost in the Shell

Klasiku i njohur i animuar japonez i vitit 1995 më në fund fiton trajlerin i cili paralajmëron pasardhësin e tij të holivudit. Filmi ndjek historinë e Majorit (Scarlett Johansson), agjentit special dhe hibridit të vetëm të njeriut dhe kiborgut (organizmit kibernetik). Ajo është në krye të skuadrës së Departamentit 9 i cili ka mision për ndalimin e kriminelëve dhe ekstremistëve më të rrezikshëm.

Snatched

Bëhet fjalë për film argëtues i cili merret me marrëdhënien nënë e bijë. Gjegjësisht, pasi që nga Emili ndahet i dashuri, ajo i kthehet të ëmës, dhe pas shumë kohësh vendosin të shkojnë në pushim në Ekuador. Atëherë, në vend të pushimit dhe kënaqësisë, që të dyja kidnapohen, kurse në këtë periudhë marrëdhënia e tyre komplikohet. Kur i zgjidhin problemet e tyre, shpikin një plan si të ikin nga kidnapuesit.

Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales

Në vitin e ardhshëm do të kemi rastin që, për herë të pestë, të takohemi me Johnny Depp në rolin e piratit Jack Sparrow, kurse armiku i tij i hidhur do të jetë kapiteni spanjoll Salazar (Javier bardem) natyrisht të njohurit të tij të vjetër i cili është i vendosur që kësaj here të shkatërrojë çdo pirat në det, duke përfshirë edhe Jack.

The Dark Tower

Ky është film të cilin fansat e Stephen King duhet ta shikojnë. Shpresat nga kulla e errët vërtetë janë të mëdha. Në dobi të tezës se mund të shpresojmë në arritje kulminante flasin edhe emrat e aktorëve kryesorë, të madhësisë holivudiane siç janë Matthew McConaughey, i përzgjedhur për rolin e Njeriut në të zeza dhe Idris Elba, i cili luan revolveristin – Roland Deschain. Filmi i pritur gjatë do të dalë verës, në vitin 2017.

Tulip Fever

Xhirimi i filmit është vendosur në Holandë dhe në fillim të shekullit të XVII gjatë të ashtuquajturës “tulip-mani”, gjegjësisht manisë ndaj tulipanëve. Vajza e re (Alicia Vikander) e martuar për burrin më të vjetër, të pasur (Christoph Waltz) i cili angazhon artistin i cili do të pikturonte portretin e të dashurës së tij. Ata të dy dashurohen njëri në tjetrin dhe pasioni mes tyre bëhet diçka që është e pamundur për të kufizohet. Ata të dy do të tentojnë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët duke investuar në tregun e tulipanëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme