Jupp Heynckes, i cili menaxhoi Bayernin midis viteve 2011-2013, është gjithashtu i njohur për një formacion revolucionar 4-2-3-1 që pa portierin Manuel Neuer të luante pothuajse si një qendërmbrojtës.
Neuer ishte aq i mirë me këmbët e tij, saqë kur Bayern ishte në zotërim të topit, gjermani do luante menjëherë pas dy qendërmbrojtësve për të ndihmuar në ruajtjen e topit.
Kjo taktikë ishte më e përhapur gjatë sezonit 2012/13 dhe ajo iu shpagua pasi Bayern fitoi Ligën e Kampionëve. Neuer madje u zgjodh lojtari i ndeshjes në finale.
Çdo menaxher i madh evropian ka një formacion të favorizuar, por shpesh është rasti që ata bëjnë përshtatje të vogla për t’iu përshtatur skuadrës.
Një grafik është shfaqur për 20 fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve dhe formacionet që ata përdorën në finale, duke filluar nga Vicente del Bosque te Real Madridi në vitin 2000.
Dhe duket se 4-3-3 është formacioni më i njohur, me nëntë nga 20 fituesit e fundit që vendosin atë në një mënyrë ose një tjetër.
Në vitin 2010, për shembull, Interi i Jose Mourinhos mundi Bayern Munich në finale duke përdorur 4-3-3 me dy mesfushorë mbrojtës.
Por, në finalen e 2015, Barcelona e Jose Enriques përdori 4-3-3 me vetëm një mesfushor mbrojtës për të mposhtur Juventusin.
Ajo që është interesante është që Zinedine Zidane fitoi Ligën e Kampionëve 2016 me Real Madrid duke përdorur formacionin 4-3-3, por më pas kaloi në 4-3-1-2.
Ajo funksionoi për francezin, pasi Real fitoi Ligën e Kampionëve edhe më 2017 dhe 2018, duke i bërë ata fitues të trefishtë radhazi.
Do të jetë intriguese për të parë se cili formacion do të përdoret nga fituesit e vitit 2020, pasi më 2019, Jurgen Klopp përdori 4-3-3 me Liverpoolin.