200 sportistë nga 13 shtete marrin pjesë në turneun ndërkombëtar të Pingpongut në Prishtinë

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 12:23 | Nga Luiza Vrajolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Çlirimit të Prishtinës të shtunën dhe të dielën mbahet turneu “Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2023”, raporton Ekonomia Online.

Në turne do të marrin pjesë 200 sportistë nga 13 shtete të botës.

Kryetari i Klubit të Pingpongut “Priping”, njëherësh organizator i turneut Kastriot Orana, tha se jo ngjarje ndërkombëtare është turneu i parë i vendosur në kalendarin zyrtarë të Unionit Evropian të Pingpongut.

Sipas tij, turneu do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të promovuar vendin para dhjetëra sportistëve të huaj që do të marrin pjesë.

“13 shtete nga mbarë bota shumica janë nga rajoni, por ka nga mbarë bota si Egjipti, Gjermania, Irani, Franca, Turqia, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Polonia etj. Turneu është organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë për Sport në komunën e Prishtinës”.

Drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës Granit Rugova, tha se kjo Federatë që nga paslufta ka organizuar aktivitet të nivelit ndërkombëtar dhe se ky organizim bënë që 200 sportistë ta frekuentojnë kryeqytetin.

 “200 sportistë do të flenë e ushqehen në kryeqytet. Prej pas luftës Federata e Pingpongut ka qenë nikoqire  e disa aktiviteteve ndërkombëtare ndërsa ky organizmi është në nivele grupesh”.

Të ngjashme