Tre zyrtarë policorë, Labinot Shala, Bislim Kelmendi dhe Fisnik Bytyqi janë nderuar me mirënjohje nga Prokuroria Themelore e Pejës, për siç tha Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj, për heroizmin dhe profesionalizmin që rajoni i Pejës në 2025-tën mos të shënojë asnjë vrasje, raporton Ekonomai Online
“Labinot Shala, Bislim Kelmendi dhe Fisnik Bytyqi, tre zyrtarë policor, përmes heroizmit, profesionalizmit, guximit të jashtëzakonshëm në krye të detyrës zyrtare për rastin e ndodhur në afërsi të Gjykatës Themelore në Pejë janë meritorët që viti 2025 përfundoi pa asnjë viktimë dhe asnjë rast vrasjeje. Sot para jush dhe qytetarëve, kam kënaqësinë dhe nderin që këta zyrtarë t’i nderojë për mirënjohje, guximin, profesionalizimin dhe heroizmin e treguar në krye të detyrës zyrtare në shërbim të sigurisë së qytetarëve. Dua t’iu them që Labinot Shala, Besnik Kelmendi dhe Finsik Bytyqi, tre djem të ri që kanë dhënë vlerë dhe kanë ngrit besimin e qytetarëve, kanë dhënë krenari për eprorët dhe policinë e Kosovës, kanë ngrit dimension në Policinë dhe Prokurorinë e Shteti. Kur kemi kësi zyrtarë policorë dhe djemtë sigurisht që ndihemi krenar të gjithë dhe sot do të jenë krenar të gjithë qytetarët”, u shpreh ajo.
