2225 nxënës nga e gjithë Kosova garojnë në fusha të ndryshme

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Sot është duke u mbajtur ceremonia solemne e fillimit të garave të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik me 2225 nxënës të shkollave të Kosovës që do të garojnë.

Këtë garë po e udhëheq koordinatori Nacional për Rini, Kulturë dhe Sport, Rexhep Hoti, njofton Klan Kosova.

Të gjithë këta nxënës u mblodhën në hapësirën e kolegjit AAB bashkë me shumë përfaqësues nga komuna e Rahovecit, Malishevës dhe të tjera komuna.

Përfaqësues diplomatik pati edhe nga UNICEF dhe SBASHK.

Nxënësit garojnë për garën finale në disa lëmi si art figurativ, recitim, teatër, ese, hartim dhe debat.

Hapjen e ceremonisë e bëri koordinatori Hoti, i cili duke falënderuar pjesëmarrësit për kontributin në formësimin e arsimit, tha se nxënësit janë më të çmuarit e vendit.

“Ne nuk kemi asgjë më të çmuar se nxënësit. Derisa ne do të investojmë për nxënësit, do të jemi në gjendje të kuptojmë sa jemi të lidhur mes vete. Liria e Kosovës bën që ne të kontribuojmë për arsimin, asnjë prioritet tjeter nuk mund t’i afrohet arsimit, sepse arsimi sot është bere jo vetëm nevojë por është bërë fuqia dhe dija. S’ka zhvillim pa arsim”.

Në këtë ceremoni për të vlerësuar nxënësit dhe për të nxjerrë fituesit po marrin pjesë si pjesë e paneleve vlerësues edhe artisë.

Aktori Enver Petrovci iu drejtua nxënësve me disa fjalë dhe po ashtu lavdëroi punën e koordinatorit Hoti.

“Unë nuk kam dëgjuar që një politkan sikur Hoti bën një fjalim aq origjinal e aq më tepër për nxënës. Ishte i fuqishëm”.

“Ju nxënës, përveç që jeni e ardhmja ju nuk përjashtoheni nga e tashmja që do të thotë se ju jeni e sotmja”.

Për aktrim dhe teatër foli edhe aktorja Leze Qena, e cila rrëfeu një historik të shkurtër të saj duke inkurajuar nxënësit që kur të rriten t’i realizojnë ëndrrat e tyre.

“E kisha si ëndërr të bëhem prima balerinë, se për aktorë s’guxoja të mendoja asnjëhere, por ja që pahiri u bëra aktore. Juve nxënës ju dëshiroj që të bëheni çka të keni në qejf dhe të arrini ta ruani atë”.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, tha se e kanë mbështetur këtë garë.

“Programi Nacional për Rini ishte një ide me shumë vlera. Ne këtë garë si MKRS e kemi mbështet vazhdimisht dhe i kemi përcjellë keto gara në nivelin komunal dhe e gjjthë kjo u bë falë përkushtimit të koordinatorit dhe akterëve të tjerë”.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri, tha se Programi Nacional ka aktivizuar mbi 7 mijë klasë dh mbi 300mijë nxënës.

“Nga përcjellja e këtyre garave jam mahnitur me talentet e nxënësve të rinj”.

Nga përfaqësuesit komunalë ka folur kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se nga paratë e tij ndan bursa për nxënës.

“Unë jetoj që gjashtë vjet ndaras nga familja dhe nipërit e mi vetëm për të qenë afër vendit. Nga paratë e mia ndaj edhe bursa për nxënësit”.

“Mos hezitoni të e merrni në duar dijen dhe mendjen tuaj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme