23-vjeçari i vrarë mbrëmë në Mitrovicë, Ermal Kamberi ishte menaxher i lokalit ku ndodhi krimi. Kamberi u qëllua me tre plumba, konfirmon zëdhënësi i policisë i rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti për Express.
Menaxher i lokalit “Check In” në Mitrovicë, Ermal Kamberi, ka ndërruar jetë pas marrjes së tre plumbave nga atentatori, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.
Mirëpo, arsyet e vrasjes thuhet se kanë qenë për një rezervim të një vendi në lokal, merr vesh Express.
Zahiti për Gazetën Express tha se tani organet e hetuesisë janë duke e hetuar rastin. Ai gjithashtu bëri të qartë se viktima është qëlluar 3 herë në trup.
Ai nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve dhe ka vdekur rrugës për në QKUK.