24-vjeçari humb jetën derisa po skijonte në Brezovicë

Brezovicë | 19 Jan 2017 | 16:10 | Nga

Një 24-vjeçar nga Ferizaj është gjetur pa shenja jete në Brezovicë. F.Q. është gjetur pa shenja jete në shtegun e njohur si “Foleja e Shqiponjës” në Brezovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar rastin.

“Informatën e kemi marrë rreth orës 14:10 dhe menjëherë njësitet përkatëse janë nisur në drejtim të Brezovicës, megjithëse rruga është shumë vështirë e kalueshme”, ka thënë Gashi.

Sipas raportimeve, 24-vjeçari ka rënë në humnerë, derisa po skijonte. Ai ishte student i arkitekturës nga Ferizaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme