25 mijë euro iu vodhën mbrëmë dy punëtorëve të një kompanie sigurimi

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje i janë grabitur rreth 25 mijë euro dy punëtorëve të një kompanie sigurimi derisa ata ishin duke transportuar të hollat.

Rasti ka ndodhur në Zonën Industriale, në Prishtinë.

“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë punëtorë të sigurimit të një kompanie, kanë raportuar se derisa ishin duke transportuar pazarin ditor janë sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur rreth 25000 €. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme