250 euro për nënat që lindin fëmijë në Suharekë

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se nga tani, të gjitha gratë që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, do të marrë 250 euro mjete financiare.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj ka thënë se ky vendim është me rëndësi të madhe për qytetarët e Suharekës.

“Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare”, ka shkruar Muharremaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sapo u miratua një vendim me rëndësi të madhe për qytetarët e Komunës së Suharekës.

Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare.

Dua t’i falënderoj asamblistët që e votuan dhe e mbështetën iniciativën e tillë, e cila i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme