26 raste të reja me COVID-19 të premten në Kosovë

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 26 raste të reja me COVID-19, raporton Ekonomia Online.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.443 doza të vaksinës. Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Të ngjashme