268 kosovarë këtë vit shkuan për studime në ShBA

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 16:06 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur dita informuese e të rinjve për të studiuar me programe të ndryshme studimore në universitetet amerikane, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Arsimit të organizuar nga Ambasada e Amerikës në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, bëri të ditur se numri i të rinjve që kanë zgjedhur SHBA-të për të studiuar është shumëfishuar e te cilët do të kthehen të përgatitur për të dhënë kontributin në vend të tyre.

“Këtë vit, nga Kosova kanë shkuar në Amerikë 268 të rinj për të studiuar. Studentët të cilët kanë mundësi të përfitojnë bursë në Amerikë kanë mundësi që të njohin njerëz nga e mbarë bota. Ata që vetëm vendosin të studiojnë në Amerikë, dhe që pas studimeve të tyre në Kosovë, do të kenë mundësi më të mëdha që eksplorojnë në tregun e Kosovës”, ka thënë Delawie.

Kurse studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme të cilët kishin ardhur në këtë panair të arsimit, e shohin Amerikën si vend të mundësive, për të investuar në një të ardhme më të mirë, raporton EkonomiaOnline.

Gresa nga gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë, tha që bursat të cilat po paraqiten, kanë qenë mjaftë interesante për të.

“Kam ardhur në këtë panair, për arsye se jam e interesime të marrë informata për universitete të ndryshme, pasi që unë kam dëshirë të studioj jashtë, pasi mundësit më të mira se në Kosovë janë jashtë në shtetet e Bashkimit Evropian, por edhe në Amerikë”, ka thënë Gresa.

Kurse Blendi Jerliu, student i mjekësisë ka thënë që edhe mundësit e mira në Amerikë, por bursat të cilat po shfaqen janë pakë të shtrenjta.

“Pat shumë universitete të cilat kanë mjaftë atraktive. Edhe pse disa universitete janë të shtrenjta sepse janë private. Por në përgjithësi janë mundësi të mira studimi”, tha Jerliu.

Kurse Ardian Sahiti, nga “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj tha që Amerika është njëri ndër shtetet të cilat po ofron mundësi të mira studimi për studentët e Kosovës. Dhe sipas tij të studiuarit në Amerikë është ëndrra e çdo studenti.

“Padyshim kjo është një mundësi e mirë pasi që Universitetet Amerikane janë shumë prestigjioze, dhe kjo an mundëson neve që të kemi më shumë cilësi në arsim. Pa dyshim edhe ëndrra ime është që të studioj në Amerikë”, ka thënë nxënësi nga Ferizaj.

Në këtë panair, gjithashtu kanë marrë pjesë studentë dhe nxënës nga e gjithë Kosova, i cili u vlerësua si mundësi e mirë për t’iu mundësuar studimet jashtë vendit.

Të ngjashme