28 turistë të mbytur gjatë sezonit turistik në Shqipëri

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 10:33 | Nga

Vlerësohet se 28 turistë të huaj janë mbytur gjatë sezonit turistik në Shqipëri. Disa prej tyre ishin nga Kosova.

Të paktën 28 turistë janë mbytur gjatë sezonit turistik veror në Shqipëri. Sipas emisionit “Stop” të “Klan”-it, disa nga arsyet se pse turistët mbytën në plazhet shqiptare janë se përgjatë gjithë vijës bregdetare, ose mungojnë kullat e vrojtimit, ose edhe kullat edhe personat, që duhet të shpëtojnë jetë.

Pothuajse gjatë gjithë vijës bregdetare janë të vendosur kullat e vrojtimit, por nuk ka vrojtues dhe shpëtimtarë.

Ligji shqiptar parashikon krijimin e një ambienti të sigurt për turistët e huaj dhe shqiptarë. Numri i turistëve të huaj po rritet nga viti në vit në Shqipëri, derisa mungojnë shumë kushte.

Disa prej pushuesve të mbytur ishin nga Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme