Në Administratën Tatimorë të Kosovës (ATK), nga data 1 gusht 2018, do të nisin punën praktike 29 studentë.
Ky është grupi i katër i studentëve nga Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina”, të cilët janë përzgjedhur për angazhim në punë praktike në ATK, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe UP “Hasan Prishtina”. Studentët janë nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik.
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri tha se: “Ne do të vazhdojmë edhe më tutje që t’i përkrahim studentet profesionalisht, në mënyrë që të jeni të përgatitur për tregun e punës. Ajo çka do të mësoni nga Administrata Tatimore është një arritje e madhe për juve dhe karrierën tuaj, pasi që ashtu siç e dini, ATK është institucion i cili garanton stabilitet financiar në vend, me mjete që grumbullojmë, qytetarëve u mundësohet një mirëqenie më e mirë”.
Ndër të tjera, z.Imeri kërkoj nga studentet që ta marrin më përkushtim këtë angazhim.