3 vdekje u raportuan në polici për 24 orë

Prishtinë | 07 Shk 2023 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Tri vdekje janë raportuar në polici gjatë 24 orëve të fundit. Një prind ka njoftuar policinë për vdekjen e vajzës e cila po trajtohej në QKUK.

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Badovc i Ri në Graçanicë.

Ndërsa, në Kervasari të Malishevës një person mashkull është gjetur i shtrirë në tokë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion, ndërsa rastet janë duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/ Fsh. Badovc i Ri, Graqanicë 06.02.2023 – 09:24. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

QKUK Prishtinë 06.02.2023 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

HETIM I VDEKJES /Fsh. Kervasari, Malishevë 06.02.2023 – 09:20. Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme