30 ditë paraburgim për zyrtarin Komuna

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 08:09 | Nga

Zyrtari i Drejtorisë për Komunitete e Kthim dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërhyrje në sistem kompjuterik.

Gjatë ditës së djeshme, Policia ka arrestuar zyrtarin komunal të Drejtorisë për Komunitete dhe Kthim të Komunës së Pejës nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërhyrje në sistem kompjuterik.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar punonjës në Zyrën për Komunitete dhe Kthim në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se që nga viti 2010 e deri më tani në mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në programin e tatimit në pronë dhe ka shlyer shuma të ndryshme të tatimpaguesve, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm në buxhetin e Kuvendit Komunal Pejë”, thuhet në raportin e përditshëm të Policisë.

 KALLXO.com merr vesh së zyrtari i arrestuar nga Policia është H.K.

Dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërhyrje në sistem kompjuterik i konfirmoi për KALLXO.com edhe prokurori Ardian Hajdaraj.

I pandehuri sot ka dalë para Gjykatës Themelore të Pejës, e cila ia caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Rastin e ka konfirmuar edhe  zëdhënësja e Gjykatës, Selvane Bukleta.

 “I është caktuar paraburgimi në afat prej 30 ditëve”, tha Bukleta

Të ngjashme