30 njoftimet për tenderë të vitit të shkuar në Pejë u publikuan sivjet

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Në faqen zyrtare të Komunës së Pejës për aktivitetet e Zyrës Komunale të Prokurimit, vetëm në muajin janar, janë publikuar 30 njoftime për dhënie të kontratës për tenderë të llojeve të ndryshme. Por ky nuk është një aktivitet i ngjeshur brenda disa ditësh nga Zyra e Prokurimit, sepse nuk janë njoftime për tenderë të rinj të këtij viti.

Që të gjithë janë tenderë që janë proceduar vitin e kaluar, kur edhe kanë përfunduar me nënshkrimin e kontratave me operatorë të përzgjedhur, shkruan sot “Koha Ditore”. Disa nga projektet e tenderuara këtu, madje edhe kanë përfunduar në terren. Por publikimi i tyre është bërë tek tani.

E para kësaj, rreth këtyre 30 tenderëve nuk ka pasur asnjë njoftim për dhënie të kontratës vitin e kaluar në faqen zyrtare të Komunës për aktivitetet e prokurimit, pavarësisht se datat e përgatitjes së njoftimit për dhënie të kontratës për shumicën e tyre janë të muajve të parë të vitit të kaluar.

Për këta tenderë vitin e kaluar janë publikuar vetëm njoftimet për nënshkrim të kontratës, duke anashkaluar publikimin e procedurave të tenderimit, siç është e përcaktuar me Ligj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme