31 mënyra për ta sfiduar veten tuaj përditë

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 23:20 | Nga

Mos u bllokoni në një vend – mbani trurin tuaj aktiv dhe në formë, përmes mënyrave të thjeshta që e mbajnë kokën tuaj të stimuluar. Ashtu si trupi edhe truri juaj ka nevojë për një stërvitje të rregullt. Nuk ka nevojë për aplikacione të shtrenjta apo teste dekurajuese. Mënyrat jo-trunore për të sfiduar veten çdo ditë, janë në fakt shumë të këndshme. Më poshtë po paraqesim 31 ide të zgjuara, në mënyrë që të bëni një ndryshim të madh edhe brenda 1 muaji.

Zgjidhni një fjalëkryq: Ndenja ulur ndërsa zgjidhni një fjalëkryq, është një mënyrë vërtet e zgjuar për të inkurajuar trurin të fillojë të mendojë. Ju mund të zgjidhni fjalëkryqet e shkarkuara nga aplikacionet tuaja në telefon, apo ato që gjenden në fund të gazetave. Vetëm mbani mend që duhet filluar nga fjalët më të thjeshta, për t’i zgjidhur më të vështirat gjatë javës!

Dëgjoni lajmet në një gjuhë të ndryshme: Në vend se të shihni në mënyrë të përsëritur lajmet në televizionet kombëtare, hapeni televizorin në një kanal të huaj për të zbuluar cili është lajmi i fundit. Truri juaj do të stimulohet duke dëgjuar diçka të ndryshme.

Përdorni dorën e kundërt: Për një fuqizim të shpejtë të trurit, provoni të përdorni dorën tuaj të kundërt, ndërsa lani dhëmbët apo hani mëngjesin.

Përdorni shkallët: Jepini trupin tuaj energji, dhe përdorni shkallët në shtëpi apo në punë. Vetëm koordinimi bazë i ecjes lart-poshtë e vë trurin në punë.

Zhvilloni një bisedë direkte në vend të komunikimeve me mesazhe: Pasja e një bisedë është një dhunti, dhe kryerja e saj sa më shpesh që të jetë e mundur inkurajon zhvillimin personal dhe aftësitë bisedore. Pra, ndaloni së shkruari mesazhe, dhe zhvilloni një bisedë të vërtetë.

Bisedoni me një të huaj: Përveç bisedave me njerëzit tuaj të preferuar, nisni një bisedë me ndonjë person të panjohur, ndërsa jeni duke pritur të njohurin tuaj. Mund të ndjeheni paksa në siklet në në fillim, por bisedat me njerëzit përrreth krijojnë lidhje dhe ndërtojnë vetë-besimin tuaj.

Bëni çdo ditë nga një foto: Inkurajoni kreativitetin tuaj, dhe bëni nga një foto çdo ditë. Nga një shkrepje e shpejtë nga kompjuteri tuaj, tek një foto artistike në perëndimin e diellit, duke e sfiduar veten për të bërë çdo ditë nga një foto, për të gjitha gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës.

Bëjini vetes një kompliment të sinqertë: Shihni veten në pasqyrë, dhe thojini diçka të mirë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ndërtuar besimin tuaj dhe zhvilluar lumturinë e brendshme.

Bëjini dikujt që e njihni një kompliment të sinqertë: Ashtu siç komplimentoni veten, bëjini edhe një miku disa lëvdata të forta pozitive. Do të ndjeheni shumë mirë – dhe po kështu edhe dikush tjetër.

Gatuaj çdo ditë për një vakt: Edhe nëse nuk jeni një shef kuzhine, gatim i një vakti të përditshëm, është një mënyrë e jashtëzakonshme për të provuar diçka të ndryshme dhe mësuar aftësi të reja.

Vizatoni diçka: Herën tjetër kur nuk keni me çfarë të merreni, rrëmbeni lapsin dhe filloni të shkarravisni. Skiconi diçka që shihni rreth jush, ose krijoni një logo të veçantë për veten tuaj. Vizatimi inkurajon anën më pak të përdorur të pjesës së djathtë të trurit, duke i mbajtur gjërat e balancuara në kokën tuaj.

Lexoni një libër: Kur është hera e fundit që keni gjetur kohë për të lexuar një libër? Leximi për argëtim e mban mendjen tuaj të mprehtë – dhe i jep imagjinatës një shans për t’u argëtuar paksa.

Lini mënjanë telefonin: Po, ne të gjithë i duam telefonat tanë, por distancimi për pak kohë prej tyre i jep mundësi trurit të pushojë. Kur filloni të përdorni telefonin për të vrarë kohën, ose kur nuk ndjeheni rehat kur gjendeni në ashensor me të tjerë, ndaloni së kontrolluari mesazhet, futeni telefonin në xhep dhe zhvilloni biseda me ta.

Vendosni kontakte me sy, teksa ecni në rrugë: Ok, në rast se jeni duke ecur dhe po kërkoni të përdoni telefonin, keni vërtet nevojë të shkëpusni mendjen prej tij! Në vend se të fiksoni dikë në veçanti, vendosni kontakte të shkurtra me sy, ndërsa ecni nëpër rrugë. Dhe tek e fundit, një buzëqeshje nuk dëmton askënd…

Shkruani një ditar: Mbajtja e një ditari të përditshëm, është një mënyrë shumë e mirë për të ruajtur gjurmët e arritjeve dhe dokumentuar vështirësitë. Shkrimi është një sfidë e madhe për trurin tuaj, dhe ndihmon në mbajtjen në formë optimale të gjendjes tuaj mendore.

Përgjigju pyetjeve me sinqeritet: Po, ne të gjithë themi gënjeshtra të bardha atje- këtu, por tregimi i së vërtetës është një cilësi për të cilën duhet të përpiqemi të gjithë.

Mos u ankoni: Qurravitja për gjërat e përditshme ndërton drama, dhe është gjithashtu një shenjë dobësie. Në vend të ndarjes së ankesave me të tjerët, shkruajini ato. Do të ndiheni menjëherë më mirë pa u etiketuar një depresiv.

Vendosni një qëllim të përditshëm: Nga pirja e 8 gotave më ujë tek analizimi i frustrimeve tuaja, vendosni çdo ditë një objektiv për veten dhe arrijeni atë. Do të ndiheni për mrrekulli pasi ta keni përmbushur!

Kryeni punë me dorë: Ne kemi kaq shumë komoditete që e bëjnë jetën tonë më të lehtë, por bërja e gjërave me dorë, si hekurosja e rrovabe, e mban trurin tuaj aktiv. Dhe vec kësaj, mund vini re një apo dy aftësi të reja tek vetja!

Nxiteni veten për më shumë: Dje realizuat qëllimin tuaj të përditshëm, kështu që sot insistoni për diçka më tepër.

Jepini fund ndonjë lloj frike: Keni tmerr merimangat? Kalojnë disa kohë duke kërkuar për disa insekte të vogla, dhe jepini fund frikës tuaj. Të jesh trim është diçka e mrrekullueshme.

Buzëqeshni edhe nëse nuk e ndjeni atë: Buzëqeshja çliron në fakt endorfinën, e cila ngre menjëherë ngre humorin. Dhe të mësuarit si ta kthejmë vrerin në gëzim, është një aftësi e madhe.

Jepini fund një zakoni të keq: Kafshoni thonjtë? Pini ende duhan? Ndalimi i një zakoni të keq është një sfidë e vërtetë për trurin tuaj.

Studioni diçka mbi të cilën jeni të interesuar: Ju ka intriguar gjithnjë Roma e Lashtë? Kushtojni një kohë të caktuar të ditës apo javës studimit të historisë së saj.

Merruni me punët: Askush nuk dëshiron të merret me punët si gjëja e parë në mëngjes, por nëse  e bëni që në fillim të ditës, më pas do të keni më shumë kohë për t’u çlodhur.

Ecni përgjatë vijës mbi trotuar: Tamam kështu. Balanca është e jashtëzakonshme e rëndësishme për lidhjen dhe koordinimin mendje-trup, prandaj ecni gjatë vijës së trotuarit duke e rifrekuar trurin tuaj.

Meditoni: Kaloni disa kohë me veten duke medituar, është një mënyrë e zgjuar për t’i falur trurit pushim dhe rifituar energji.

Luaj me miqtë një lojë tavoline: Këto lloj lojërash janë çdo gjë përveçse të mërzitshme, kur luhen me shokë. Luajtja bashku, është një mënyrë sociale për të mbajtur trurin aktiv dhe u argëtuar.

Luani një instrument: Mësoni si të luani në një instrument ose aplikoni koordinimin sy-dorë për të larguar stresin. Dhe luajtja apo dëgjimi i muzikës, stimulon në fakt trurin dhe forcon kujtesën.

Fikni televizorin: Tamam kështu. Fikni televizorin dhe dilni jashtë. Televizoni është tërësisht argëtues, por qëndrimi para tij me orë të tëra e squll trurin. Sfidojeni veten duke parë më pak televizor dhe lëxuar më shumë – ose ftoni miqtë tuaj për një ndonjë lojë kompjuterike me figura.

Stërvituni: Së bashku me të qëndruarit fizikisht të aftë, stërvitja është një mënyrë stimuluese për të mbajtur trurin tuaj në formë. Angazhohuni për një plan javor stërvitjeje, dhe ju do të dashuroni rezultatet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme