31 pacientë kanë shkuar në Spitalin e Pejës për trajtim pas aksidentit të autobusit

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 15:54 | Nga

Pas aksidentit të autobusit, Spitali i Pejës ka lëshuar komunikatë për të njoftuar për gjendjen e të lënduarve, dhe thotë se janë jashtë rrezikut për jetë.

Thuhet se për trajtim kanë shkuar 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit.

Asnjë nga pacientët nuk është në rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme