Persona të maskuar grabisin 500 euro punëtorëve të një pompe në Shtime

Prishtinë | 19 Sht 2016 | 19:12 | Nga

Dje pas mesnate në Gjurakovc të Shtimes persona të maskuar iu kanë grabitur 500 euro dy punonjësve të një pompe të derivateve

Policia ka njoftuar se dje pas mesante në fshatin Gjurakovc të Shtimes dy persona kanë njoftuar se në vendin e tyre të punës dy persona të maskuar kanë hyrë në vendin e tyre të punës dhe u kanë grabitur 500 euro.

“Dy viktima meshkuj K/Shqiptarë kanë informuar se gjersa ishin duke punuar në një pompë të derivateve, dy persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në vendin e tyre të punës dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur që nga viktimat të grabisin rreth 500 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia po ashtu ka njoftuar se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimit kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet të jetë e përfshirë në rast. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme