33 milionë klikime për “New Rules” të Dua Lipës

Prishtinë | 22 Kor 2017 | 14:30 | Nga

Dy javë më parë, këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka lansuar projektin e saj më të ri me titull “New Rules”.

Kësaj kënge, Dua ia ka bashkëngjitur edhe klipin, për të cilin ka punuar me një ekip profesionistësh të mëdhenj botëror, shkruan lajmi.net.

Kënga po pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe deri tani ka kaluar shifrën prej 33 milionë klikimesh.

Ajo vazhdon të jetë në maja të top-listave dhe kënga më e pëlqyer për shumë prej adhuruesve të muzikës së saj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme