Performanca e të hyrave tatimore në ATK vazhdon të ketë trend pozitiv, ku deri më tani çdo muaj kemi rritje të të hyrave në krahasim me vitin paraprak. Përkushtimi i menaxhmentit të lartë të ATK-së në zbatimin e planeve operative dhe planit të trajtimit të rrezikut të hartuara për këtë vit, është në linjë të plotë me Planin Strategjik 2015-2020, si dhe synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e përmbushjes tatimore.
Administrata Tatimore e Kosovës, për muajt Janar–Gusht 2019 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 335.4 milion euro, që krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 34.8 milion euro apo 12 %. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë inkasuar mbi 118.3 milion euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, që në total janë mbledhur 453.7 milion euro.
ATK gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar një mori aktivitetesh, në drejtim të reformave brenda institucionit të ATK-së, me theks të veçante ngritja e llogaridhënies te pjesa e stafit operativ, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës, si dhe trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve. Po ashtu, janë zhvilluar aktivitete intensive për mbledhjen e borxheve, ku si rezultat i këtyre veprimeve dhe i veprimeve tjera, kemi rritje të të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe ulje të borxheve tatimore.
Prioritet i ATK-së vazhdon të mbetet luftimi i informalitetit në Kosovë, posaçërisht në pjesën e ekonomisë së hirtë, ku përgjegjësia e ATK-së është e përcaktuar me ligj.
Vlen të theksohet se përmbushja vullnetare është në nivel të kënaqshëm, marr parasysh edhe vizitat në teren të cilat realizohen, e që të cilat nuk kanë karakter vetëm përmbushës por edhe edukativ (edukimi i tatimpaguesve në kryerjen me kohë të obligimeve tatimore, në mënyrë që mos të bëhen preh e ndëshkimeve administrative).
ATK do të vazhdojnë të punoj me përkushtim në realizimin, por edhe tejkalimin e projeksionit për vitin 2019.