365 mijë euro për ndërtimin e parkut mbi lumin “Mirusha”

Gjilan | 28 Kor 2017 | 13:11 | Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar edhe nga stafi i tij në ekzekutiv, ka vendosur sot pllakat e para të granitit për rregullimin e shëtitores mbi lumin “Mirusha”, duke krijuar kështu hapësirë për qarkullim të lirë të qytetarëve dhe kjo zonë do të jetë një ndryshim i madh i pamjes së Gjilanit.

“Ky është fillimi i fundit të projektit të lumit “Mirusha” në Komunën e Gjilanit. Praktikisht që nga vendi i njohur këtu si ‘Ura e Maskatarit’, e tutje nga sot do të mbulohet shtrati i lumit. Shëtitorja e re e Gjilanit do të jetë në pamje krejt të re. Kjo pjesë do të ambientohet për qarkullim të njerëzve, për pushim, për lodra për fëmijë dhe është korridor që u shërben gjithë qytetarëve për lëvizje të lirë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka bërë të ditur se revidimi i projektit ka marrë mbi dy vjet kohë, sepse projekti ka pas parametra që kana qenë atraktiv, jashtëzakonisht të mirë, por të parealizueshëm për kushtet dhe për ambientin tonë.

“Është reviduar projekti, me kërkesën eksplicite të banorëve, që nënkupton mbulimin e pjesës më të madhe të lumit, sepse projekti mëparshëm kishte parametra të ‘Dubai is to it’, dhe i parealizueshëm për kushtet dhe mundësitë tona. Normalisht edhe ne iu kemi bindur këtij revidimi të projektit, sepse krijon një hapësirë dhe korridor të ri të qarkullimit të njerëzve dhe Gjilani përfundimisht bëhet me shëtitore. Që nga mulliri i ‘Akllapit’ e deri te furra ‘Aroma’ në lagjen ‘Dardania’ do të trajtohet gjithë kjo pjesë e lumit”, ka thënë kryetari Haziri.

“Besojmë shumë që operatori ekonomik, brenda 120 ditëve do ta përfundoj këtë fazë në një gjatësi prej rreth 300 metrash. Ne besojmë shumë që investimi prej 365 mijë euro do ta ndryshoj krejtësisht pamjen e qytetit të Gjilanit. Po ashtu jemi në pritje që shumë shpejtë të fillojmë me ndërtimin e rrugës me katër korsi nga udhëkryqi i Prishtinës në drejtim të Pendës së Livoçit me 3.2 kilometra, që do të jetë projekti i ardhshëm”, ka thënë kryetari Haziri, në fjalën e tij.

Në të njëjtën kohë ai nga ky projekt, që është i integruar me Stadiumin e qytetit, ka hequr të gjitha dilemat e difitistëve dhe hezituesve që e shohin me dyshim punën sa i përket Stadiuit të Qytetit.

“Më datën 2 gusht pritet hapja e kutisë së madhe të ofertave që kanë shprehur interesim për stadium. Ndërtimi i stadiumit të qytetit nuk duhet të shikohet me dyshim. Ndërtimi nuk e pengon në asnjë mënyrë zhvillimin e kampionatit të dy klubet që janë krenari e qytetit në superligë. Stadium ynë është i kategorisë së katërt me standartet e UEFA-s dhe të FIFA-s, praktikisht është stadium për gara ndërkombëtare për të gjitha grupmoshat dhe të gjitha kategorive të garave”, ka thënë ai mes tjerash duke dhënë mbështetjen dhe angazhimin maskimal të tij.

Me fjalën e tyre rreth projektit të lumit “Mirusha”, kanë folur edhe nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtori Naser Korça, që kanë dhënë detaje rreth projektit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme