37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës, në kërkim autori

Prishtinë | 22 Sht 2025 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Një 37-vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës.

Policia njofton se ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, Skerdi Mehmetaj 37 vjeç, banues në Selenicë.

Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet për rrethanat e ngjarjes, dhe as për autorin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme