39 pacientë të shtrirë në QKUK e spitale për shkak të COVID-19, kjo është gjendja e tyre

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat Covid në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë janë 39 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar si Covid-19 dhe 27 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor pas Covid-19.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në kujdes intensiv  në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë  pacient

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 5  pacientë

Spitali i Ferizajt, 1  pacient

Të ngjashme