Këtu është një listë e njerëzve të njohur nga fusha të ndryshme,të cilët kanë deklaruar se kanë kryer marrëdhënie seksuale pas martesës.
1. Adriana Lima
Ëngjëlli i Victoria’s Secret ka thënë për GQ në vitin 2006 arsyen pse ishte duke pritur martesën që më pas të kryente marrëdhënie. Ajo ka thënë: “Seksi është pas martese dhe i dashuri duhet të respektojë zgjedhjen e saj”. Sipas saj, nëse nuk ka respekt për të nuk ka pse të jenë së bashku. Në këtë kohë ajo frekuentohej me yllin e NBA, Marko Jarić dhe në vitin 2009 u martuan. Fatkeqësisht, tani janë të divorcuar.
2. Jessica Simpson
Jessica Simpson ka këtë mesazh për njerëzit që mendojnë të presin deri në martesë: “Virgjëria mund të jetë e ftohtë dhe sexy,” ka tha ajo në një intervistë për “People” në vitin 2000. Simpson kurrë nuk ka qenë e trembur për arsyen e saj për të qëndruar pa kryer marrëdhënie para martese. Ish-bashkëshorti, Nick Lachey ka thënë se nuk është gjithmonë e lehtë, porse e respekton atë.
3. Jordin Sparks
Jordin Sparks, sipas intv.al tani është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me burrin e saj ka thënë se është përmbajtur deri në martesë. Ylli i American Idol u rrit në një familje të krishterë.
“Unë nuk dua të jap pjesët e shpirtit tim për shumë njerëz të ndryshëm. Dua të jap gjithçka tek njeriu i duhur në natën e duhur,” tha ajo në një intervistë.
4. Mariah Carey dhe Nick Cannon
Mariah Carey sugjeroi që ajo dhe Nick Cannon të përmbahen deri sa të martoheshin.”Ne të dy kemi besime të ngjashme dhe vetëm mendova se do të ishte shumë më e veçantë nëse do të prisnim derisa të ishim të martuar”, tha ajo për Daily Mirror në një intervistë në 2008.