40 ditë paraburgim për shtetasin gjerman që kërkohet për grabitje nga Interpoli

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditësh ndaj të dyshuarit S.T.

I njejti dyshohet për “Vjedhje dhe grabitje” me armë zjarri.

S.T kërkohet nga autoritetet gjermane.

“Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e paraburgimit, sepse po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes, pasi që i njëjti është shtetas i Republikës së Gjermanisë dhe Turqisë, e i cili kërkohet nga autoritetet e Republikës së Gjermanisë, për shkak të veprës penale Vjedhje dhe grabitje me armë nga Kodi Penal i Republikës Federale të Gjermanisë”, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.

Ai pritet që të ekstradohet dhe të dorëzohet tek organet e drejtësisë gjermane.

Të ngjashme