41 aktakuza kundër 49 personave për vepra penale

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të personave të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, ka kryer një bastisje në qytetin e Pejës, kundër lojërave të fatit ku ka sekuestruar disa aparate të lojërave të fatit dhe disa televizione.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit Z.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  një person për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”,  me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur gjithsej 10 aktakuza, kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë ditës se djeshme janë sekuestruar  gjatë një bastisje disa aparate të lojërave të fatit dhe disa televizione.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm’’, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, ndaj trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, për 24 orët e fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “tentim dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 10 qershor 2019, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për sekuestrim.

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Ferizaj-Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje” ndërsa njëri person është i ndaluar për shkak të veprës penale “Lajmërim i rrejshëm”. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale nga neni 185/1.

Të ngjashme