41 bursa për studime master ndahen nga Qeveria dhe Zyra e BE-së

Prishtinë | 13 Mar 2025 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë ndarë 41 bursa për bursistët fitues të Raundit të XV-të të programit të bursave post-diplomike, “Young Cell Scheme”, financim i përbashkët i Qeverisë dhe Zyrës së BE-së.

Bursistët, të cilët do të kryejnë studimet master në vendet e BE-së, do t’i bashkohen shërbimit civil të Kosovës, pas përfundimit të tyre.

Fjalë rasti gjatë pritjes u thanë nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, udhëheqësi i bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Johannes Stenbaek Madsen, drejtori i Zyrës së Bashkëpunimit për Zhvillim, Florim Canolli, Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guérot, Ambasadorja greke, Heleni Vakali dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu.

Të ngjashme