417 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykata

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 11:20 | Nga

Në fund të muajit qershor të këtij viti, numri i lëndëve të pazgjidhura nëpër Gjykatat e Kosovës ka arritur në 417 mijë e 733.

Gjykata e Apelit për 6 muaj, nga muaji janar e deri në fund të muajit qershor të këtij viti ka pranuar 216,134 lëndë të reja, si dhe 408,803 i ka trashëguar nga vitet paraprake.

Për gjashtë muaj gjyqtaret kanë zgjidhur 239,300 lëndë. Ndërkaq pjesa tjetër prej 385,605 kanë mbetur pa zgjidhur deri në fund të muajit qershor të këtij viti, raporton zëri.info.

Gjykata e Apelit për 6 muaj ka pranuar 6335 lëndë, si dhe 9597 i ka trashëguar nga vitet paraprake. Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti kjo Gjykatë ka zgjidhur 5508.

Ndërkaq të pazgjidhur kanë mbetur edhe 10,424, raporton zëri.info. Po ashtu edhe Dhoma e Posaçme gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti ka pranuar 819 lëndë të reja si dhe 22,146 i ka trashëguar nga vitet paraprake.

Për gjashtë muaj Gjykata ka zgjidhur 1399 lëndë, ndërkaq 21,566 të tjera kanë mbetur pa zgjedhur në fund të muajit qershor të këtij viti. Për 6 muaj Gjykata e Apelit ka pranuar 550 lëndë të reja, si dhe 81 i ka trashëguar gjatë vitit paraprak.

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti Gjykata ka zgjidhur 493, ndërkaq 139 kanë mbetur pazgjidhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme