42 Këshilla lokale në lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 09:06 | Nga

Komuna e Prishtinës u është përgjigjur me një rregullore ankesave të organizatave të shoqërisë civile, sipas të cilave vetëm 30 për qind e bashkësive lokale në gjithë territorin e Komunës janë funksionale.

Rregullorja e re parasheh që Komuna e Prishtinës t`i ketë 42 këshilla lokale në lagje dhe fshatra.

Kjo rregullore do të përcaktojë mënyrën e organizimit dhe bashkëpunimit midis Komunës, fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane, nëpërmjet themelimit të këshillave lokale, si trupa mbështetëse të Komunës, e të cilat ndikojnë në konsultime gjithëpërfshirëse me qëllim që të promovojnë dhe zhvillojnë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, thuhet në nenin 2 të kësaj Rregulloreje. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme