43 aksidente për 24 orë

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 10:19 | Nga

43 aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportit ditor të policisë, 15 aksidente janë raportuar me të lënduar e 28 të tjera me dëme materiale.

Aksidente fatale sipas raportit gjatë këtij 24 orëshi nuk ka pasur.

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Hajzer Jashari” në Vushtrri gjatë ditës së djeshme.

I dyshuari sipas raportit duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur me veturë një këmbësore duke i shkaktuar lëndime trupore.

Këmbësorja është dërguar për tretman në QKUK ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

592 tiketa trafiku janë shqiptuar gjatë kësaj kohe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme