43 deputetë kërkojnë seancë për Gjykatën Speciale, mblidhet Kryesia

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 18:39 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bërë të ditur se sonte do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pas kërkesës së një grupi deputetësh për seancë të jashtëzakonshme lidhur me Gjykatën Speciale.

“Po kërkohet të mbahet seancë e jashtëzakonshme për lëndën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrat e Prokurorit”, tha Veseli, në përfundim të seancës, ku u miratua Ligji për Buxhetin 2018.

“Kolegë të Kryesisë ta mbajmë mbledhjen e Kryesisë. 43 deputetë janë për të mbajnë këtë seancë sot”, tha Veseli, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme