49 pacientë janë duke marrë trajtime mjekësore kundër COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 16 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 33 të tjerë janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID.
15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe një në mjekim intensive në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë,30 pacientë, post- COVID
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë