5 viktima nga Covid-19 sot në Shqipëri

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Pesë pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar 568 raste të reja.

Viktimat janë tre qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40-vjeç dhe një 71-vjeçare nga Dibra.

Janë kryer 2659 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 299 qytetarë në Tiranë, 26 në Durrës, 22 në Vlorë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Elbasan, Fier, 17 në Lushnje, 15 në Kamëz, 14 në Sarandë, 9 në Dimal, nga 7 qytetarë në Kuçovë, Himarë, Kurbin, Shkodër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë etj.

Janë 8.059 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar, sipas MSH.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 189.125 raste pozitive, prej tyre 178.111 janë shëruar, 8.059 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.955 pacientë.

Të ngjashme