50 mijë euro dënim për Ferrarin

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 17:43 | Nga

Ferrari është gjobitur nga Federata Internacionale e Automobilave, për incidentin e ndodhur në garën për Çmimin e Madh të Bahrainit.

Dy makinat e Ferrarit patën një nisje tejet të suksesshme në garën e djeshme, por Kimi Raikkonen gjatë kohës së pit-stopit shkaktoi një incident duka ia thyer këmbën një pjesëtari të ekipit të kokëkuqes, shkruan IndeksOnline.

Finlandezi u detyra të largohet nga gara, ndërsa makina e tij është dënuar me 50 mijë euro.

I lënduari, Francesco Cigarini, iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm. Përmes rrjeteve sociale italiani thotë se është në gjendje të mirë.

“Operacioni shkoi mirë, dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit që u shqetësuan për mua, asgjë tjetër, veç një falënderim i madh, përqafime”, ka shkruar anëtari i Ferrarit.

FIA gjobiti Ferrarin me 50 mijë euro, kurse Sebastian Vettel dje fitoi garën e dytë me radhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme