Ekonomia Online
FUNDIT

52 mijë euro gjoba dhe 13 biznese të lojërave të fatit të mbyllura nga ATK

52 mijë euro gjoba dhe 13 biznese të lojërave të fatit të mbyllura nga ATK

Administrata Tatimore e Kosovës-Divizioni i Lojërave të Fatit, nga një aksion i ndërmarr në disa komuna të Republikës së Kosovës, ka mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit, të cilat po ashtu janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 52,000 euro. Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë […]

Administrata Tatimore e Kosovës-Divizioni i Lojërave të Fatit, nga një aksion i ndërmarr në disa komuna të Republikës së Kosovës, ka mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit, të cilat po ashtu janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 52,000 euro.

Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.

Të ngjashme