Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 53 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator, 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Ndërsa janë 3 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 Mjek, 4 Infermierë dhe 3 punëtor Shërbimeve Teknike.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
11 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
195 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,689 analiza, ndërsa janë kryer 9 Operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 115 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 92 Rëntgena, 15 EHO dhe 8 CT-ja.